Njësitë speciale të ushtrisë sioniste mbërrijnë në Ukrainë
Burimet izraelite njoftuan sot praninë e ish-forcave speciale të ushtrisë izraelite në Ukrainë për të trajnuar forcat ukrainase.
Gazeta izraelite Yedioth Aharonot, raportoi se një sistem trajnimi sekret i përbërë nga ish-luftëtarë sionistë nga njësitë speciale të ushtrisë së regjimit sionist, duke përfshirë njësinë "Sayrat Mutkal", është aktualisht i pranishëm në Ukrainë. Sipas Yedioth Aharonot, kjo e fundit mbërriti në Ukrainë për të trajnuar trupat ukrainase për të luftuar forcat ruse. Raporti vjen pasi ambasadori i Ukrainës në Izrael, Yevgen Korniychuk, njoftoi së fundmi se një numër elementësh izraelitë kishin udhëtuar në Ukrainë për të luftuar Rusinë. "Ne nuk e dimë numrin e ushtarëve izraelitë që shkuan për të luftuar përkrah ushtrisë ukrainase," tha Yevgen Korniychuk. Rusia nga ana e saj njoftoi se nuk e njeh "sovranitetin" e pretenduar të Izraelit mbi Lartësitë Golan. "Golani është pjesë integrale e Sirisë. Rusia ka shprehur gjithashtu shqetësimin për planet e Tel Avivit për të zgjeruar vendbanimet e kolonëve izraelitë në territoret e pushtuara palestineze”, kujton gjithashtu gazeta izraelite Haaretz. Këto komente janë bërë nga Dmitry Polyanskiy, Zëvendës Përfaqësues i Rusisë në Kombet e Bashkuara, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.