Pasojat e sulmeve ajrore ruse në Lviv
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124512-pasojat_e_sulmeve_ajrore_ruse_në_lviv
Në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës ka pasur bombardime të shumta nga ana e ushtrisë ruse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2022 16:24 Europe/Tirane
  • Pasojat e sulmeve ajrore ruse në Lviv

Në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës ka pasur bombardime të shumta nga ana e ushtrisë ruse.

Aty janë bombarduar edhe rafineritë e naftës, duke shkaktuar zjarr të madh që i aktivizoi ekipet e shumta të zjarrfikësve për ta lokalizuar zjarrin. Lviv është kursyer nga sulmet kryesisht që nga fillimi i invazionit, me rreth 200,000 njerëz të cilëve u është dashur të largohen nga qytetet e tyre, duke u zhvendosur atje. Megjithatë, ditën e sotme një seri sulmesh goditën periferinë e këtij qyteti me një raketë që goditi një rafineri nafte. Kryetari i bashkisë së qytetit Andriy Sadovyi tha se sulmet ishin kryer me raketa që ishin lëshuar nga Sevastopoli në Krime. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se katër raketa Kalibr shkatërruan me sukses infrastrukturën ushtarake të Ukrainës. Madje ushtria ruse ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi për të bombarduar këtë qytet – duke goditur edhe fabrikat për riparimin e sistemeve kundërajrore të ushtrisë ukrainase.