Luhansk, referendum për tu bashkuar me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124516-luhansk_referendum_për_tu_bashkuar_me_rusinë
Rebelët e mbështetur nga Rusia që kanë shpallur pavarësinë e Luhanskut në lindje të Ukrainës, mund të mbajnë referendum për t’ju bashkuar Rusisë, raportojnë mediat e atjeshme duke cituar liderin e tyre Leonid Pasechnik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2022 16:25 Europe/Tirane
  • Luhansk, referendum për tu bashkuar me Rusinë

Rebelët e mbështetur nga Rusia që kanë shpallur pavarësinë e Luhanskut në lindje të Ukrainës, mund të mbajnë referendum për t’ju bashkuar Rusisë, raportojnë mediat e atjeshme duke cituar liderin e tyre Leonid Pasechnik.

Ky rajon që shpalli njëanshëm dhe kundërligjshëm pavarësinë nga Ukraina, nga autoritetet ukrainase konsiderohet si organizatë terroriste. Luhansku gjendet në rajonin Donbas, një territor ndërkombëtarisht i njohur si territori i Ukrainës. Ai konsiderohet si qyteti më i madh i këtij rajoni, ku në Luhansk dhe rrethinë jetojnë afro 1.5 milion banorë dhe udhëhiqen nga Leonid Pasechnik. Kreu i Inteligjencës ushtarake të Ukrainës, ka bërë të ditur se Rusia po tenton ta ndajë Ukrainën në dysh – duke krijuar rajone që kontrollohen nga Moska – pasi sipas tij ka dështuar ta marr nën kontroll tërë vendin. “Në fakt, është një tentim për të krijuar një Kore të Veriut dhe Jugut në Ukrainë”, tha Kyrylo Budanov në një kumtesë të lëshuar për media. Ai shtoi se Ukraina së shpejti do të fillojë me kundërsulme, kundër territoreve që janë pushtuar nga ushtria ruse.