Franca kërkon kursim në konsumimin e energjisë
Kryetari i komisionit për rregullimin e energjisë në Francë ka kërkuar nga qytetarët e këtij vendi që të kursejnë sa më shumë energjinë, për arsye se në dimrin e ardhshëm ky vend do të përballet me tensione dhe krizë të madhe në ofrimin e energjisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Jean-François Carenco, kryetari i komisionit për rregullimin e konsumimit të energjisë në Francë, ditën e hënë (sot) në një intervistë me gazetën "Les Echos", ka kërkuar nga qytetarët e Francës që të kursejnë sa më shumë në konsumimin e energjisë elektrike në përballje me rreziqet dhe krizën për sigurimin e energjisë në dimrin e këtij viti.
Kryetari i komisionit për rregullimin e konsumimit të energjisë së Francës duke thënë se ekziston një situatë emergjente dhe të gjithë duhet ta bëjmë këtë dhe të kursejmë energji, theksoi: "Ky veprim është emergjent dhe të gjithë ne duhet të fillojmë menjëherë".
Jean-François Carenco shtoi: "Ne duhet të kursejmë konsumimin e energjisë elektrike dhe gazit duke reduktuar ngrohjen, filtrimin e ajrit dhe duke fikur dritat. Përndryshe, në dimrin e ardhshëm mund të përballemi me një situatë shumë të keqe dhe kushte të vështira".
Vlen të theksohet se rënia e paparë i prodhimit të energjisë atomike në Francë dhe mungesa e sigurisë në lidhje me blerjen e gazit nga Rusia, janë praj faktorëve kryesorë në të cilat ka theksuar kryetari i komisionit për rregullimin e konsumimit të energjisë në Francë.
Prodhimi i energjisë në Francë është ndikuar nga pushimi i disa reaktorëve atomikë pas zbulimit të disa çarjeve në sistemet e sigurisë dhe si rezultat i kësaj situate prodhimi i energjisë atomike do të arrijë në nivelet e barabarta të prodhimit në vitin 1991.
Mediat e Francës kanë vlerësuar se lufta në Ukrainë në mënyrë të drejtpërdrejtë ka paraqitur pyetje në lidhje me varësinë e kontinentit të Evropës për gazin natyror të Rusisë.