G7 nuk pranon të paguajë me rubla, Rusia kërcënon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124566-g7_nuk_pranon_të_paguajë_me_rubla_rusia_kërcënon
Grupi i shtatë ekonomive më të forta të botës, ka rënë dakord që të refuzojë kërkesën e Moskës që gazi të blihet vetëm me monedhën ruse.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 28, 2022 20:13 Europe/Tirane
  • G7 nuk pranon të paguajë me rubla, Rusia kërcënon

Grupi i shtatë ekonomive më të forta të botës, ka rënë dakord që të refuzojë kërkesën e Moskës që gazi të blihet vetëm me monedhën ruse.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e bëri këtë kërkesë javën e kaluar dhe kishte udhëzuar bankën qendrore të vendit që të hartojë një procedurë për klientët që të kryejnë transaksionet në rubla. Kjo ishte një taktikë për të fuqizuar monedhën vendase ruse, e cila kohët e fundit arriti të forcohet kundrejt monedhave të tjera pas një rënie të madhe në fillim të konfliktit në Ukrainë. Ministri gjerman i Energjisë ka thënë se përmbushja e kërkesës së Moskës do të ishte një “shkelje e njëanshme dhe e qartë e kontratave ekzistuese”. Ai shtoi se “pagesa në rubla nuk është e pranueshme dhe ne do t’u bëjmë thirrje kompanive të prekura që të mos ndjekin kërkesën e presidentit rus Vladimir Putin”. Si reagim, një politikan rus tha se refuzimi i G7 do të çojë patjetër në një ndalim të furnizimeve, sipas agjencisë së lajmeve Ria. Shumë vende evropiane mbështeten në gazin rus për nevojat e tyre energjitike.