Biden: Nuk do të tërhiqem nga komentet e mia për Putinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124586-biden_nuk_do_të_tërhiqem_nga_komentet_e_mia_për_putinin
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk do të kërkojë falje për komentet e tij se Vladimir Putin nuk duhet të mbetet në pushtet dhe se duhet të tërhiqet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2022 05:20 Europe/Tirane
  • Biden: Nuk do të tërhiqem nga komentet e mia për Putinin

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk do të kërkojë falje për komentet e tij se Vladimir Putin nuk duhet të mbetet në pushtet dhe se duhet të tërhiqet.

Sipas IRNA; Duke theksuar se presidenti rus Vladimir Putin ishte fajtori i vetëm, presidenti amerikan Joe Biden të hënën tha se Putini duke sulmuar Ukrainën kishte mbytur demokracinë. Presidenti amerikan në një deklaratë tha se nuk do të tërhiqet nga deklarata e tij se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të mbetet në pushtet, por ai shtoi se nuk dëshiron një ndryshim të qeverisë në Rusi.  Biden shtoi se komentet e tij për Putinin buruan nga një ndjenjë personale zemërimi ndaj presidentit rus dhe se ai nuk do të kërkonte falje për ndjenjat e tij personale. Vlen të theksohet se presidenti amerikan Joe Biden së fundmi e ka quajtur kasap homologun rus dhe ka kërkuar largimin e tij. Në fund të udhëtimit të tij katër-ditor në Evropë, Biden e përshkroi luftën aktuale në Ukrainë si pjesë e luftës së vazhdueshme për liri dhe më pas bëri thirrje për t'i dhënë fund sundimit të Putinit. Duke reaguar ndaj komenteve të presidentit amerikan Joe Biden për homologun e tij rus Vladimir Putin, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se tensionet, si ushtarake ashtu edhe retorike, duhet të shmangen.