Gutterres: 2 miliardë njerëz jetojnë në zonat e konfliktit
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka deklaruar se bota që nga vitit 1945 kur ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore, tani po përballet me numrin më të lartë të konflikteve.
Antonio Gutterres ditën e mërkurë në komisionin për paqe të OKB ka thënë: "Një e katërta e njerëzimit që është e barabartë me mbi dy miliardë njerëz, sot jeton në zonat e përfshira nga konfliktet".
Gutterres duke vë në dukje konfliktet në Jemen, Siri, Mianmar, Sudan, Haiti, Brigjet e Afrikës dhe në Ukrainë, deklaroi: "Këto tragjedi po lëkundin themelet e sistemit ndërkombëtar, por kalojnë kufijtë e tyre dhe po shkaktojnë rritjen shumë të madhe të çmimeve të artikujve ushqimore, karburanteve dhe plehrave artificiale, gjë që është një katastrofë e vërtetë për vendet në zhvillim e sipër. Vitin e kaluar, 84 milionë njerëz në botë janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre për shkak të konflikteve të armatosura, dhunës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut".