Amerika përsëri pohon strategjinë e pasuksesshme përball Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124816-amerika_përsëri_pohon_strategjinë_e_pasuksesshme_përball_iranit
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit përsëri ka pohuar strategjinë e gabuar të këtë vendi ndaj Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2022 14:12 Europe/Tirane
  • Amerika përsëri pohon strategjinë e pasuksesshme përball Iranit

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit përsëri ka pohuar strategjinë e gabuar të këtë vendi ndaj Iranit.

Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka pohuar përsëri strategjinë e gabuar amerikane në përpjekje për ta kontrolluar programin atomik të Iranit dhe ka deklaruar se ajo strategji ka qenë pa rezultat.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump në maj të vitit 2018, ka shkelur zotimet e Uashingtonit duke dal nga marrëveshja bërthamore dhe ka vendosur në zbatim politikën e presionit maksimal.

Trump shpresonte se politika e presionit maksimal do ta detyronte Iranin që ulet në tryezën e negociatave të reja për të arritur një marrëveshje të re në vend të marrëveshjes bërthamore. Mirëpo më 20 janar të vitit 2021, Trump doli nga Shtëpia e Bardhë ndërkohë që nuk arriti asgjë në përballje me Iranin dhe e gjithë politika e tij mbeti e dështuar.