Vazhdon rënia e çmimit të naftës në tregjet botërore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124822-vazhdon_rënia_e_çmimit_të_naftës_në_tregjet_botërore
Nafta e papërpunuar në tregjet botërore ashtu si në ditën e kaluar, ka vazhduar të shënojë ulje çmimi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2022 15:47 Europe/Tirane
  • Vazhdon rënia e çmimit të naftës në tregjet botërore

Nafta e papërpunuar në tregjet botërore ashtu si në ditën e kaluar, ka vazhduar të shënojë ulje çmimi.

Kanali informativ BBC ka njoftuar se çdo fuçi naftë të premten është këmbyer 104 dollarë që tregon rënie çmimi me 0.7% në krahasim me një ditë më parë. Çmimi i naftës në ditën e enjte ka shënuar rënie me 5.6%.

Në këtë mënyrë çmimi llojeve të naftës në tregjet botërore brenda një jave ka shënuar rënie nga 13 deri në 14% që është rënia më e madhe javore e çmimit të naftës në dy vitet e fundit.

Natyrisht çmimet gjithashtu janë në një nivel që ka qenë i paparë për rreth 8 vite. Rënia relative e çmimit të naftës është shkaktuar si rezultat i vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për marrjen e sasisë së paparë të naftës nga rezervat strategjike të Amerikës gjithashtu në prag të samitit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.