Amerikanët protestojnë para pikave të karburantit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124852-amerikanët_protestojnë_para_pikave_të_karburantit
Populli amerikan u mblodh para pikave të karburantit për të protestuar për çmimin e lartë të benzinës.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Prill 02, 2022 18:57 Europe/Tirane
  • Amerikanët protestojnë para pikave të karburantit

Populli amerikan u mblodh para pikave të karburantit për të protestuar për çmimin e lartë të benzinës.

Një numër i aktivistëve dhe mbështetësve republikanë u mblodhën para pikave të karburantit, duke u kërkuar njerëzve të regjistroheshin për të votuar për Partinë Republikane, duke përmendur rritjen e çmimeve të benzinës ditët e fundit. Sipas një sondazhi të ri në Shtetet e Bashkuara, popullariteti i presidentit Joe Biden ka rënë në 40 për qind ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon dhe shqetësimet për inflacionin dhe rritjen e çmimeve të karburantit vazhdojnë. Çmimet e benzinës në Shtetet e Bashkuara janë rritur në nivelin më të lartë historik pas vendosjes së sanksioneve nga Amerika dhe Bashkimi Evropian ndaj Rusisë. Përveç dërgimit të armëve për ukrainasit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione të rënda ndaj Moskës pas evazionit rus ndaj Ukrainës.