Diplomati rus: Është koha për të rifilluar dialogun e Vjenës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124872-diplomati_rus_Është_koha_për_të_rifilluar_dialogun_e_vjenës
I dërguari i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë të Austrisë, tha se rifillimi i bisedimeve në Vjenë ishte i kushtëzuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përfundimtare midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 02, 2022 15:26 Europe/Tirane
  • Diplomati rus: Është koha për të rifilluar dialogun e Vjenës

I dërguari i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë të Austrisë, tha se rifillimi i bisedimeve në Vjenë ishte i kushtëzuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përfundimtare midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Përfaqësuesi i Rusisë në komunitetin ndërkombëtar në Austri, Mikhail Ulyanov, në një mesazh në Tëitter, për takimin e pjesëmarrësve në bisedimet e Vjenës ka shkruar:  Pasi Irani dhe Shtetet e Bashkuara të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përfundimtare, pjesëmarrësit në bisedimet e Vjenës do të takohen dhe me shumë mundësi, ky takim do të jetë i shkurtër për vendimin formal për ringjalljen e marrëvehsjes bërthamore. Zëdhënësi i Komisionit Evropian Nabil Masrali të hënën javën e kaluar gjithashtu tha se bisedimet në Vjenë për të ringjallur Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët ishin në zhvillim e sipër dhe ishin drejt përfundimit. Duke folur për gazetarët, ai shtoi: Negociatat në Vjenë për finalizimin e marrëveshjes janë në vazhdim dhe kanë arritur në një fazë kritike përfundimtare.