Zv/kryeministri polak: akuzoi Parisin dhe Berlinin se janë afër Moskës
Zëvendëskryeministri i Polonisë, akzuoi Francën dhe Gjermaninë se janë shumë afër Rusisë në luftën në Ukrainë.
“Gjermania, ashtu si Franca, ka një paragjykim të fortë kundër Moskës”, tha Jaroslaw Kaczynski, lider i partisë populiste-nacionaliste në pushtet të Polonisë, e cila njihet si njeriu më i fuqishëm në pushtet, për të përditshmen gjermane Die Welt të dielën. Kaczynski fajësoi më së shumti Berlinin, duke thënë se me kalimin e viteve qeveria gjermane nuk donte të shihte se çfarë po bënte Rusia nën Vladimir Putin dhe tani ne shohim rezultatin. Duke theksuar pakënaqësinë e Polonisë mbi rolin e Gjermanisë në Evropë, Kaczynski kritikoi Berlinin për përpjekjen për të rindërtuar atë që kishte bërë ish-kancelari i Perandorisë Bismarck, domethënë dominimi gjerman përkrah Rusisë. Zëvendëskryeministri polak gjithashtu kritikoi Berlinin për mos dorëzimin e mjaftueshëm të armëve në Ukrainë dhe për refuzimin e vendosjes së sanksioneve, të paktën për importet e naftës nga Rusia. Sipas shifrave të publikuara nga Enti Federal i Statistikave Gjermane, inflacioni në Gjermani arriti nivelin më të lartë në 30 vjet në mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aktualiasht ai është rritur me 3%.