Mundësia e takimit Putin dhe Zelensky në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124894-mundësia_e_takimit_putin_dhe_zelensky_në_turqi
President e Ukrainës dhe Rusisë, Volodymyr Zelinsky dhe Vladimir Putin, ka të ngjarë të takohen në Turqi, tha David Arkhamia, negociatori kryesor i Ukrainës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2022 04:29 Europe/Tirane
  • Mundësia e takimit Putin dhe Zelensky në Turqi

President e Ukrainës dhe Rusisë, Volodymyr Zelinsky dhe Vladimir Putin, ka të ngjarë të takohen në Turqi, tha David Arkhamia, negociatori kryesor i Ukrainës.

Sipas zyrtarit ukrainas, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka folur të premten me homologët e tij rusë dhe ukrainas dhe ata kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për një takim në të ardhmen e afërt. “Koha dhe vendi i këtij takimi nuk janë përcaktuar ende, por ka të ngjarë që takimi midis Zelensky dhe Putin të zhvillohet në Stamboll ose Ankara”, tha Arkhamia.  Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës u zhvilluan në Turqi të martën e kaluar, të cilat u vlerësuan pozitivisht nga negociatori ukrainas Mikhail Podoliak. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjithashtu tha se Moska po përgatitet t'i përgjigjet propozimeve të bëra në bisedimet e së martës së kaluar. Presidenti ukrainas Zelinsky ka bërë thirrje vazhdimisht për një takim të drejtpërdrejtë me presidentin rus Putin. Raundi i gjashtë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase u mbajt në prezencën e Rexhep Tajip Erdogan në zyrën presidenciale Dolma Bagçe në lagjen Besiktas të Stambollit. Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë (24 shkurt), ka pasur gjashtë raunde bisedimesh midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në nivele të ndryshme që nuk kanë çuar në një armëpushim gjithëpërfshirës.