Sllovakia pranoi të pagojë gazin rus në rubla
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124944-sllovakia_pranoi_të_pagojë_gazin_rus_në_rubla
Ministri sllovak i Ekonomisë tha: Vendi pranon të paguajë gazin rus në rubla.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2022 15:19 Europe/Tirane
  • Sllovakia pranoi të pagojë gazin rus në rubla

Ministri sllovak i Ekonomisë tha: Vendi pranon të paguajë gazin rus në rubla.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Peter Ziga tha: "Ne nuk mund të ndalojmë furnizimin me gaz nga Rusia dhe nëse situata është e tillë që duhet të paguajmë gazin në rubla, ne do ta paguajmë me rubla." Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë gjermane pak ditë më parë njoftoi se çmimi i gazit të importuar rus do të paguhet ekskluzivisht në euro për Bankën e Gazprom, ashtu si në të kaluarën.  Ai theksoi se kancelari gjerman Schultz kishte refuzuar kërkesën e Putinit për të paguar eksportet ruse të energjisë në rubla. Më 23 mars, Putin njoftoi se vendet që sanksionojnë Rusinë duhet të paguajnë çmimin e gazit në rubla. Putin ka nënshkruar një urdhër që kërkon që vendet jomiqësore të hapin llogari në bankat ruse dhe nga e premtja, 1 prilli, pagesat duhet të kryhen përmes këtyre llogarive në rubla.