Ndikimi ekonomik i luftës së Ukrainës në ekonominë botërore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124968-ndikimi_ekonomik_i_luftës_së_ukrainës_në_ekonominë_botërore
Më shumë se një muaj pas luftës së Ukrainës, efektet e saj ekonomike i kanë bërë gjërat të vështira për shumë vende evropiane, si Gjermania, që ka ekonominë më të madhe të Evropës. Ky vend aktualisht është duke përjetuar normën më të lartë të inflacionit në 30 vitet e fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2022 04:18 Europe/Tirane
  • Ndikimi ekonomik i luftës së Ukrainës në ekonominë botërore

Më shumë se një muaj pas luftës së Ukrainës, efektet e saj ekonomike i kanë bërë gjërat të vështira për shumë vende evropiane, si Gjermania, që ka ekonominë më të madhe të Evropës. Ky vend aktualisht është duke përjetuar normën më të lartë të inflacionit në 30 vitet e fundit.

Jo vetëm Gjermania, por shumë vende evropiane po përjetojnë inflacion të paprecedentë si rezultat i luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve kryesisht ato të energjisë.  Çmimet e gazit natyror dhe produkteve të naftës bruto janë rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit dhe kanë patur një ndikim të rëndësishëm jo vetëm në inflacion, por edhe në rritjen e parashikuar ekonomike për shumë vende evropiane. Sipas vlerësimeve paraprake, inflacioni vjetor në 19 vende të eurozonës është rritur nga 5.9 për qind në 7.5 për qind dhe norma e re e inflacionit në rajon ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 1997. Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Christine Lagarde tha se shkaku i inflacionit ishte: Inflacioni në zonën e euros që është nxitur nga tre faktorë: çmimet e larta të energjisë në mbarë botën, presioni në rritje në sektorin ushqimor dhe pengesat specifike në prodhim. Kriza energjetike në Evropë është një sfidë e re për qeveritë e Kontinentit të Gjelbër. Konfliktet në Ukrainë kanë penguar furnizimin me energji dhe zinxhirët e furnizimit. Ndërprerja e furnizimit me energji nga Rusia në Evropë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë i ka shtyrë çmimet globale të gazit në nivelet e tyre më të larta në dekada, të cilat kanë krijuar implikime për ekonominë e eurozonës.  Rusia ka eksportuar rreth 55.5 miliardë dollarë gaz natyror në vendet e tjera anembanë botës në vitin 2021 dhe tani që po vazhdon luftën me Ukrainën, si dhe me vendosjen e sanksioneve të gjera ndaj Rusisë, Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se Moska do të kërkojë rubla për shitjen e gazit tek disa "vende jomiqësore". Ky vendim do t'i vështirësojë gjërat për vendet evropiane që janë të varura nga energjia e importuar. “Nëse importet e energjisë nga Rusia ndalen plotësisht, Gjermania do të përballet me pasoja të rënda dhe disa sektorë të ekonomisë gjermane do të detyrohen të mbyllen krejtësisht”, tha kancelari gjerman Olaf Schultz. Rritja e inflacionit nuk kufizohet vetëm në vendet anëtare të BE-së, por edhe Britania dhe Shtetet e Bashkuara po përjetojnë kushte të vështira ekonomike. Raporti i fundit i Zyrës Kombëtare të Statistikave tregon se inflacioni në vend ka arritur nivelin më të lartë në gati 30 vjet. Raportet zyrtare tregojnë gjithashtu se inflacioni në Francë u rrit në 4.5 për qind në mars për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Vazhdimi i luftës në Ukrainë duket se po përkeqëson problemet ekonomike dhe inflacionin në vendet evropiane, thotë David Beasley, Drejtor Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit. Ky proces jo vetëm që do të shkatërrojë Ukrainën dhe rajonin, por do të ketë një ndikim në botë përtej asaj që pamë gjatë Luftës së Dytë Botërore.