Franca dëbon diplomatët rusë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125046-franca_dëbon_diplomatët_rusë
Ministria e Jashtme franceze ka njoftuar se Parisi ka vendosur të dëbojë shumë diplomatë rusë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2022 03:53 Europe/Tirane
  • Franca dëbon diplomatët rusë

Ministria e Jashtme franceze ka njoftuar se Parisi ka vendosur të dëbojë shumë diplomatë rusë.

Sipas IRNA, një zyrtar francez, duke folur në kushte anonimiteti, pretendoi se Franca do të dëbonte rreth 35 diplomatë rusë. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron të hënën në një intervistë me stacionin televiziv të vendit të tij në reagim ndaj imazheve të të vdekurve në qytetin e Bucha, bëri thirrje për bojkot të produkteve ruse të naftës. Macron ka mbështetur ndalimin e importeve të produkteve të naftës nga Rusia dhe nisjen e një raundi të ri sanksionesh kundër Moskës, pas raportimeve në mediat perëndimore se varreza masive janë zbuluar në qytetin Bucha pranë kryeqytetit ukrainas. Ministrja e Jashtme gjermane Annalna Bayerbuk gjithashtu njoftoi dëbimin e 40 diplomatëve rusë, duke thënë se vendi do të rrisë mbështetjen e tij për Ukrainën. Më herët, Belgjika kishte kërkuar që 21 diplomatë rusë të largoheshin nga vendi.  Përveç Belgjikës, Holanda, Republika Çeke dhe Irlanda, Lituania, Estonia dhe Letonia kanë njoftuar dëbimin e dhjetëra diplomatëve rusë. Ndërkohë Rusia ka njoftuar se si hakmarrje do të dëbojë 10 diplomatë nga tre shtetet baltike. Dëbimi masiv i diplomatëve rusë pason nisjen e ofensivës ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, e cila tashmë është në muajin e dytë.