Italia dhe Danimarka dëbojnë diplomatët rusë
Danimarka në reagim ndaj kufizimit të diplomatëve të saj nga Rusia dhe në reagim ndaj ngjarjeve të fundit në qytetin Bucha të Ukrainës, ka dëbuar 15 diplomatë të Rusisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Danimarkës ka deklaruar se 15 diplomatët e Rusisë me akuzë për spiunazh, janë dëbuar nga territori i Danimarkës.
Ministri i punëve të jashtme të Danimarkës gjithashtu ka thënë se këta 15 diplomatë të Rusisë kanë afat 14 ditë për t'u larguar nga territori i këtij vendi. Ai e quajti këtë vendim si një hap historik nga ana e Danimarkës dhe shtoi: "Ne këtë veprim e kemi bërë në koordinim me një numër të madh të shteteve të tjera evropiane, për arsye se dëshirojmë ta mbrojmë sigurinë tonë. Nuk dëshirojmë spiunë të Rusisë në Danimarkë".
Ndërkohë Luigi Di Maio, ministri i punëve të jashtme të Italisë, sot ka deklaruar: "Për motive sigurie kombëtare kemi dëbuar 30 diplomatë rusë".
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane Ambasador Luigi Sequi, nën direktivat e ministrit Di Maio ka thirrur sot në selinë e Ministrisë italiane, Ambasadori rus Sergey Razov të cilit i kanë komunikuar vendimin e shpalljes non grata të 30 diplomatëve rusë në shërbim pranë Ambasadës ruse në Romë.
"Kjo masë ka deklaruar ministri Di Maio , është marrë në dakortësi me partnerët europianë e atlantikë, për motive të sigurisë kombëtare e në kontekstin e krizës aktuale, rrjedhë e sulimit të pajustifikueshëm ndaj Ukrainës nga ana e federatës Ruse.
"Italia, tha ai, është e disponueshme të jetë garante në sigurinë e paqen në Ukrainë e do të bëjmë c'është e mundur të cojmë përpara punën tonë. Të jesh ndër vende garante do të thotë të jesh pjesë e një rruge diplomatike që të con në qëllimin e një marrëveshje paqeje, që vështron nga të gjitha aspektet e disponueshme të momentit, duke e nisur nga vullneti i popullit dhe i institucioneve ukrainase."