Rritja e çmimeve të naftës në tregjet botërore
Çmimet e naftës në prag të sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë u rritën, duke shtuar kështu shqetësimet për mungesën e furnizimit.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit me më shumë se një dollar për të mbyllur në kuotën e 108 dollarëve për fuçi dhe West Texas Intermediate u rrit me më shumë se një dollar dhe arriti nivelin e 103 dollarëve për fuçi. Kohët e fundit çmimet e naftës kanë arritur në nivelin më të lartë të 14 viteve, prej afro 140 dollarë. Me rritjen e kërkesës globale për naftë dhe rifillimin e aktivitetit industrial pas koronës, furnizimi me naftë në situatën aktuale nuk plotëson kërkesën dhe kriza në Ukrainë e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën. Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, duke eksportuar nga 4 deri në 5 milionë fuçi naftë në ditë. Ndërprerja e furnizimit me naftë nga Rusisë mund të çojë në rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës.