SHBA: Ne nuk mund ta zëvendësojmë qymyrin rus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125146-shba_ne_nuk_mund_ta_zëvendësojmë_qymyrin_rus
Vendet evropiane po kërkojnë të zëvendësojnë importet e tyre të qymyrit nga burime të tjera pas sanksioneve financiare kundër Moskës, por eksportuesi më i madh i qymyrit, Shtetet e Bashkuara, ka thënë se nuk është në gjendje ta zëvendësojë atë vëllim të madh që duhet për të plotësuar kërkesat e Evropës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 06, 2022 16:56 Europe/Tirane
  • SHBA: Ne nuk mund ta zëvendësojmë qymyrin rus

Vendet evropiane po kërkojnë të zëvendësojnë importet e tyre të qymyrit nga burime të tjera pas sanksioneve financiare kundër Moskës, por eksportuesi më i madh i qymyrit, Shtetet e Bashkuara, ka thënë se nuk është në gjendje ta zëvendësojë atë vëllim të madh që duhet për të plotësuar kërkesat e Evropës.

Komisioni Evropian ka urdhëruar ndalimin e importeve të qymyrit nga Rusia pas sanksioneve financiare kundër Moskës. "Ne nuk mund të zëvendësojmë vëllimin e eksporteve të qymyrit nga Rusia sepse kjo  është si të shikosh një ushqim të shijshëm që nuk mund ta blesh," tha Ernie Trasher, shefi ekzekutiv i X-coal, eksportuesi më i madh i qymyrit në Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara janë një nga pesë eksportuesit më të mëdhenj të qymyrit në botë, duke shitur pjesën më të madhe të qymyrit në Indi, Brazil dhe Korenë e Jugut. Sipas Trasher, shumica e prodhimit të qymyrit në SHBA është shitur tashmë me kontrata afatgjata dhe sasi të vogla janë në dispozicion për t'u dorëzuar në vendet evropiane. Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë X-coal shtoi: Vitet e fundit janë bërë pak investime në fushën e minierave të qymyrit dhe nuk është e mundur të zgjerohen tregjet e shitjes së këtij produkti në Evropë. Shumë importues evropianë të qymyrit nga Rusia thuhet se u janë drejtuar tregjeve të tjera botërore, përfshirë Indonezinë dhe Australinë, për të zëvendësuar produktin, por këto vende kanë kapacitet të kufizuar të prodhimit të qymyrit. Rusia aktualisht zë 70 për qind të tregut të qymyrit në BE.