Putin: Nuk mund ta tolerojmë më gjenocidin në Donbas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125490-putin_nuk_mund_ta_tolerojmë_më_gjenocidin_në_donbas
Presidenti i Rusisë tha se qëllimi i operacioneve ushtarake ndaj Ukrainës, ishte të ndihmonte popullin e rajonit të Donbasit në Ukrainë dhe të mbronte kufijtë e Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 12, 2022 11:09 Europe/Tirane
  • Putin: Nuk mund ta tolerojmë më gjenocidin në Donbas

Presidenti i Rusisë tha se qëllimi i operacioneve ushtarake ndaj Ukrainës, ishte të ndihmonte popullin e rajonit të Donbasit në Ukrainë dhe të mbronte kufijtë e Rusisë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin tha të martën gjatë një takimi me stafin e bazës hapësinore Vostochny në Lindjen e Largët të Rusisë, në lidhje me arritjen e qëllimeve të operacioneve speciale ushtarake ndaj Ukrainës, të cilin ai e quajti "absolutisht të qartë dhe të shkëlqyer", deklaroi: "Kështu do të jetë. Nuk ka dyshim".

“Qëllimi kryesor i operacioneve speciale ushtarake ndaj Ukrainës, është të ndihmojmë popullatën e Donbasit në Ukrainën lindore, pavarësinë e të cilit ne kemi njohur. Nën presionin e Perëndimit, autoritetet e Kievit refuzuan të zbatonin marrëveshjet e Minskut që synonin zgjidhjen paqësore të problemeve në rajonin e Donbasit".

Presidenti rus deklaroi se degët neo-naziste po zgjerohen në Kiev dhe se konflikti me Moskën ishte i pashmangshëm, e vetmja çështje ishte koha e konfliktit.

Duke iu referuar sanksioneve të ashpra perëndimore ndaj Rusisë pas zhvillimeve në Ukrainë, Vladimir Putin theksoi: "Rusia nuk do të izolohet dhe nuk duhet të izolohet në botën moderne".

Ndërkohë ministri i punëve të jashtme të Rusisë,Sergei Lavrov tha në një deklaratë të hënën se Moska nuk do t'i dorëzohet presionit të huaj dhe se qëllimi i Rusisë për të sulmuar Ukrainën është t'i jepte fund planeve të SHBA-së për dominim global.