Ngrirja e aseteve ruse në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125522-ngrirja_e_aseteve_ruse_në_francë
Ministria franceze e financave ka njoftuar se ka bllokuar 23.7 miliard euro të pasurisë së Moskës për shkak të fillimit të luftës në Ukrainë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 13, 2022 04:36 Europe/Tirane
  • Ngrirja e aseteve ruse në Francë

Ministria franceze e financave ka njoftuar se ka bllokuar 23.7 miliard euro të pasurisë së Moskës për shkak të fillimit të luftës në Ukrainë.

Sipas IRNA, Ministria franceze e Financave deklaroi se shumica e aseteve të ngrira në këtë vend i përkasin Bankës Qendrore të Rusisë me vlerë 22.8 miliardë euro.  Asetet përfshijnë gjithashtu 33 prona me vlerë 573.6 milionë euro, duke përfshirë tre anije me vlerë më shumë se 12 miliardë euro, gjashtë helikopterë me vlerë më shumë se 60 milionë euro dhe tre vepra arti me vlerë 7 milionë euro. Ministria franceze e financave deklaroi se ngrirja e pronave nuk do të thotë që qeveria i vë në pronësi ato dhe mund t'i shesë, sepse për këtë duhet të ketë një vepër penale për sekuestrimin e pronës.  Franca ka dëbuar gjithashtu gjashtë diplomatë rusë me pretekstin e spiunazhit. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës (24 shkurt), për të cilin Rusia thotë se kishte për qëllim çarmatosjen e Ukrainës, vendet perëndimore i janë përgjigjur lëvizjes së Moskës me paketa të gjera sanksionesh financiare. Shumë vende evropiane, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, kanë ngrirë asetet publike dhe private ruse në vendet e tyre.