Suedia vendos për t'u anëtarësuar në NATO pavarësisht paralajmërimeve ruse
(last modified Wed, 13 Apr 2022 12:57:58 GMT )
Prill 13, 2022 14:57 Europe/Tirane
  • Suedia vendos për t'u anëtarësuar në NATO pavarësisht paralajmërimeve ruse

Me intensifikimin e veprimeve anti-ruse nga vendet perëndimore pas operacioneve ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës dhe pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë për pasojat e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, Suedia njoftoi për vendimin e saj për t'u anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kryeministrja suedeze Magdalena Andersson njoftoi të mërkurën se vendi i saj do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në aleancën e NATO-s në sekretariatin e kësaj organizate në qershor.
Kjo është në kohën kur zëdhënësi presidencial i Rusisë Dmitry Peskov në reagim ndaj lajmeve se Finlanda dhe Suedia po anëtarësohen në NATO, tha të hënën se zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s nuk do të ndihmonte sigurinë evropiane. "Aleanca Veri-Atlantike NATO u krijua për të krijuar konfrontim dhe nuk është një koalicion që garanton paqen dhe stabilitetin",- theksoi Peskov.
Në kohën kur Rusia filloi operacionet speciale ushtarake ndaj Ukrainës dhe në kohën kur Evropa intensifikoi përpjekjet për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe të forconte mbrojtjen, vendet joanëtare të NATO-s përfshirë Finlandën dhe Suedinë, filluan menduan t'i bashkoheshin aleancës ushtarake NATO.
Sipas raportit të "Times", zyrtarët amerikanë thanë se gjatë takimit të javës së kaluar të ministrave të jashtëm të NATO-s, ku morën pjesë ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës, anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ishte temë e bisedimeve".
Ndërkohë Kremlini ka thënë se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, do të ndërmarrë masa adekuate.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov kohët e fundit paralajmëroi se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO mund të ketë pasoja politike dhe ushtarake.

Tags