Putin: Nuk ka zëvendësim për burimet e energjisë ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125614-putin_nuk_ka_zëvendësim_për_burimet_e_energjisë_ruse
Presidenti rus theksoi se vendet jo-miqësore e pranojnë aftësinë e kufizuar të tyre pa burime të energjisë ruse, duke përfshirë gazin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2022 15:32 Europe/Tirane
  • Putin: Nuk ka zëvendësim për burimet e energjisë ruse

Presidenti rus theksoi se vendet jo-miqësore e pranojnë aftësinë e kufizuar të tyre pa burime të energjisë ruse, duke përfshirë gazin.

Një kërkim i burime alternative të energjisë do të kushtojë dhe nuk ka zëvendësim për energjinë ruse. Deklaratat e Presidentit rus Vladimir Putin janë shprehur një ditë pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë të mërkurën parashikoi se ndikimi i plotë i sanksioneve masive të Perëndimit ndaj eksporteve të naftës ruse do të fillojë nga muaji Maj e më tutje me 3 milionë fuçi në ditë. Sipas Al Jazeera, presidenti rus Vladimir Putin në një takim mbi naftën dhe gazin dhe energjinë, pasi theksoi faktin se vendet jomiqësore vonuan pagimin e çmimit të gazit rus në rubla, njoftoi se në të ardhmen e afërt eksportet e energjisë të Rusisë në Perëndim për shkak të masave armiqësore perëndimore për të anashkaluar Rusinë nga tregu i energjisë dhe zëvendësimi i kompanive të energjisë ruse, do të ulen.  Presidenti rus gjithashtu paralajmëroi se kostoja e furnizimit me energji nga Shtetet e Bashkuara në Evropë do të ishte disa herë më lart sesa nga Rusia. Në takim, Putini bëri thirrje për ridrejtimin e eksporteve energjetike të Rusisë në Evropë, duke u shprehur se evropianët kanë shkaktuar një paqëndrueshmëri në tregun e energjisë. Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë që eksporton midis 4 dhe 5 milionë fuçi në ditë. Ndërprerja e naftës ruse mund të çojë në rritjen edhe më të madhe  të çmimeve të naftës. Lufta e Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt me një sulm të dhembshur të trupave ruse në Ukrainë, ka krijuar shumë ndërlikime rajonale dhe ndërkombëtare në të cilën përfshihet vendosja e sanksioneve financiare dhe ekonomike perëndimore kundër Rusisë.