Macron kundërshton akuzat për gjenocid në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125654-macron_kundërshton_akuzat_për_gjenocid_në_ukrainë
Presidenti i Francës në një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, shprehu kundërshtimin e tij ndaj përdorimit të fjalës gjenocid në lidhje me ngjarjet në luftën e Ukrainës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 15, 2022 15:02 Europe/Tirane
  • Macron kundërshton akuzat për gjenocid në Ukrainë

Presidenti i Francës në një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, shprehu kundërshtimin e tij ndaj përdorimit të fjalës gjenocid në lidhje me ngjarjet në luftën e Ukrainës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se presidenti francez Emmanuel Macron të enjten zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelinsky.
Macron në një intervistë për radion franceze Bleu, deklaroi: “Unë duke respektuar të gjitha ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë, jam kundër përdorimit të fjalës “gjenocid” për këto ngjarje. Unë i dhashë atij (Zelensky) një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë se janë juristët dhe jo politikanët, ata që duhet ta përcaktojnë nëse fjala gjenocid mund të përdoret për ngjarjet në Ukrainë apo jo. Nëse është gjenocid, atëherë vendet që mendojnë kështu duhet të ndërhyjnë në përputhje me konventat ndërkombëtare. Por unë nuk mendoj se ata e duan këtë".
Presidenti amerikan Joe Biden akuzoi të martën presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e gjenocidit në Ukrainë.
“Jam i kujdesshëm që të përdor fjalë të tilla këto ditë, sepse të dy kombet (Rusia dhe Ukraina) janë vëllezër”, kishte thënë Macron më parë në përgjigje të përdorimit të shprehjes “gjenocid në Ukrainë” nga presidenti amerikan Biden.
Presidenti francez shtoi: "Unë dua të vazhdoj përpjekjet e mia për të ndalur luftën dhe për të rivendosur paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës do të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi, prandaj dëshiroi të vazhdoj përpjekjet e mia për të ndalur luftën dhe për të rivendosur paqen.