Rusia paralajmëron mbi anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
(last modified Fri, 15 Apr 2022 18:21:07 GMT )
Prill 15, 2022 20:21 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron mbi anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Zëvendësi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dimitry Medvedev, në një prononcim të enjten tha se nëse Finlanda dhe Suedia do të anëtarësoheshin në NATO, Rusia do të kishte dy armiq të tjerë "të regjistruar zyrtarisht" dhe se kufiri tokësor i NATO-s me Rusinë do të dyfishohej.

Sipas Medvedev, nëse të dy vendet anëtarësohen në NATO, nuk do të jetë më e mundur të flitet për një situatë pa armë bërthamore në Detin Baltik. Moska ka paralajmëruar për pasojat e anëtarësimit të dy vendeve të Evropës veriore në NATO, pasi Finlanda njoftoi të mërkurën se do të vendoste në javët e ardhshme nëse do të anëtarësohej në NATO apo jo. Suedia po shqyrton gjithashtu politikën e saj të sigurisë dhe ndoshta do të shpallë anëtarësimin në NATO muajin e ardhshëm. Gjatë takimit të javës së kaluar të ministrave të jashtëm të NATO-s, ku morën pjesë ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës, anëtarësimi i dy vendeve të Evropës veriore në NATO ishte "objekt i dialogut dhe fokusi i disa takimeve". Kështu duket se procesi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë ka nisur praktikisht dhe kjo do të arrihet së shpejti. Kjo i ka bërë rusët jashtëzakonisht të ndjeshëm. Rusia, e cila aktualisht është përfshirë në një luftë të gjerë në Ukrainë, kryesisht për shkak të këmbënguljes së NATO-s dhe Kievit properëndimor për anëtarësimin e Ukrainës në organizatën ushtarake perëndimore, kundërshton fuqishëm anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov kohët e fundit paralajmëroi se pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO mund të ketë pasoja politike dhe ushtarake. Finlanda ka qenë gjithmonë shumë e ndjeshme ndaj rusëve në Evropën veriore për sa i përket afërsisë me Rusinë dhe vendndodhjes së saj të veçantë gjeografike. Megjithatë, tani liderët e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara pohojnë se rregullat e lojës në Evropë kanë ndryshuar rrënjësisht dhe për këtë arsye duan që të dy vendet të anëtarësohen në NATO. Nëse Suedia vendos për anëtarësim, gjë që e ka bërë tashmë, Finlanda do të bëjë të njëjtën gjë së shpejti.  Në fakt, rruga e bashkëpunimit të ngushtë mes Finlandës dhe Suedisë me NATO-n do të çojë përfundimisht në anëtarësimin e këtyre dy vendeve në këtë aleancë. Kjo do të rrisë më tej shqetësimet e rusëve dhe reagimet reciproke të Moskës ndaj dy vendeve. Mirëpo kjo tani është arritur dhe Moska ka theksuar në mënyrë të veçantë armatosjen e Detit Baltik nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s. Kjo do të nënkuptojë jo vetëm një rritje të sigurisë kombëtare të këtij vendi, por në fakt do të rrisë kërcënimet ndaj tyre në mënyrë të paprecedentë.

 


 

Tags