Rritja e inflacionit në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125684-rritja_e_inflacionit_në_evropë
Inflacioni në Evropë për shkak të çmimeve të larta të karburanteve në muajin mars u rrit në 7.5 për qind në krahasim me një vit më parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2022 03:50 Europe/Tirane
  • Rritja e inflacionit në Evropë

Inflacioni në Evropë për shkak të çmimeve të larta të karburanteve në muajin mars u rrit në 7.5 për qind në krahasim me një vit më parë.

Inflacioni në Evropë, e cila përbëhet nga 19 vende, aktualisht është 7.5 për qind. Kjo shifër është e paprecedentë në katër dekadat e fundit. Shifrat zyrtare gjithashtu tregojnë se inflacioni britanik arriti në 7% në mars, që është niveli më i lartë që nga viti 1992. Përvoja e vështirësive ekonomike tani ka filluar me të vërtetë për miliona qytetarë të BE-së. Banka Qendrore Evropiane (BQE) e konsideron inflacionin e duhur nën 2%. “Ndikimi i luftës në ekonomi varet nga mënyra se si zhvillohet konflikti, duke pasur parasysh sanksionet e vendosura dhe masat e tjera të mundshme”, tha guvernatorja e BQE-së, Christine Lagarde. “Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se çmimet e energjisë janë rritur me 45% në 12 muajt e fundit. Indeksi i besimit të klientëve dhe biznesit ka rënë ndjeshëm për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe sanksioneve ruse. Sipas Bankës Qendrore Evropiane, kostoja e jetesës është rritur, por pagat nuk kanë ndryshuar. Raporti i radhës i Bankës Qendrore Evropiane do të publikohet më 9 qershor. Deri kur mund të përkeqësohet situata për qytetarët evropianë? “Askush nuk e di!, tha në fjalën e saj Christine Lagarde, shefja e Bankës Qendrore Evropiane,