Protesta të gjera kundër djegies së Kur'anit të shenjtë në Suedi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125714-protesta_të_gjera_kundër_djegies_së_kur'anit_të_shenjtë_në_suedi
Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Suedi, ku një politikan anti-mysliman ka djegur publikisht librin e shenjtë, Kuranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2022 11:53 Europe/Tirane
  • Protesta të gjera kundër djegies së Kur'anit të shenjtë në Suedi

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Suedi, ku një politikan anti-mysliman ka djegur publikisht librin e shenjtë, Kuranin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Rasmus Paludan, ka djegur librin e shenjtë ditën e djeshme ndërsa video është bërë virale në rrjetet sociale, ku ka marrë një 'lumë' komentesh.

E gjithë ngjarja u shoqërua me trazira pasi policia kishte rrethuar dhe mbronte politikanin nga turmat që ishin revoltuar nga veprimi i tij.

Qytetarët janë përplasur me policinë, ku për pasojë tre prej tyre kanë mbetur të plagosur.