Politikanët evropianë kritikojnë komentet kontradiktore të Zelenskit për gazin rus
Politikanët evropianë kanë kritikuar presidentin ukrainas për deklarata kontradiktore në lidhje me gazin rus.
Politikanët evropianë kanë kritikuar zyrtarët ukrainas për thirrjen e tyre për ndalimin e importeve të gazit nga Rusia në Evropë, duke thënë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelnsky po vazhdon të bëjë kërkesa të tilla në kohën kur vendi i tij po vazhdon të marrë pjesën e tij të transferimit të gazit rus nëpërmjet Ukrainës.
Duke kritikuar Ukrainën për presionin ndaj vendeve evropiane për të vendosur sanksione ndaj sektorit të naftës dhe gazit të Rusisë, politikanët evropianë thanë se nuk mund të pranonin kërkesat e Ukrainës për të ndaluar importet e naftës dhe gazit rus.
Për arsye të ndryshme, vendet evropiane kanë kërkuar gjithmonë të reduktojnë varësinë e tyre nga importet e gazit natyror nga Rusia, por ky qëllim ka qenë shumë i vështirë për t'u arritur dhe Rusia ende furnizon rreth 40% të gazit të nevojshëm të vendeve të BE-së.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian ka vendosur disa sanksione të rënda ndaj Rusisë dhe ka shkuar deri në prag të vendosjes së sanksioneve edhe ndaj sektorit energjetik të Rusisë; por nuk ka arritur ta bëjë këtë për shkak të kundërshtimit të disa shteteve anëtare.