Francezët protesta me thirrjet “jo” Macron dhe Le Pen
Një javë para raundit të dytë të zgjedhjeve franceze, ka nisur një fazë e re e protestave zgjedhore të popullit francez.
Duke vënë në pikëpyetje rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, protestuesit i konsiderojnë kandidatët që konkurrojnë në raundin e dytë si të papërshtatshëm dhe besojnë se ata nuk janë aspak të denjë për presidencën franceze. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale franceze u mbajt më 10 prill dhe sipas rezultateve zyrtare, presidenti aktual Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, kandidatja e Asamblesë Kombëtare të Francës së ekstremit të djathtë, fituan 27.84% dhe 23.15% të votave dhe kaluan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo është në një kohë që edhe pjesëmarrja e qytetarëve francezë në këto zgjedhje është raportuar e ulët. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale franceze është caktuar për më 24 prill dhe në Francë është ngritur një valë protestash politike dhe sociale. Edhe pse protestat sociale në Francë filluan në vitin 2018 në shenjë proteste ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve dhe rritjes së taksave, shpërfillja e Macron ndaj vullnetit të popullit i intensifikoi protestat. Këto protesta përfundimisht çuan në formimin e lëvizjes së Jelekëve të Verdhë. Protestuesit francezë, duke përfshirë lëvizjen Jelekët e Verdhë, organizatat antifashiste, shoqatat e emigrantëve dhe shumë sindikata, tani po dalin në rrugë për të dënuar balotazhin e Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen. Sipas tyre, asnjë nga këta kandidatë nuk mund të kapërcejë problemet aktuale në Francë. Macron ka premtuar të rrisë standardet e jetesës në Francë dhe Evropë, të forcojë ekonominë, të rrisë moshën ligjore të pensionit në 65 vjeç, të rrisë ndihmën sociale dhe të ulë taksat e trashëgimisë, premtime të papranueshme dhe të pabesueshme për një pjesë të madhe të popullit të këtij vendi. Ata janë kritikë ndaj performancës pesëvjeçare të Macron-it, veçanërisht në sferën ekonomike dhe as tani nuk i konsiderojnë të vërteta premtimet e tij. Nga ana tjetër, politikat e Le Pen nuk miratohen nga shumë qytetarë francezë. Qëndrimet e saj islamofobike dhe anti-myslimane, premtimi i saj për të dëbuar sistematikisht emigrantët e paligjshëm dhe mbështetja e saj për politikat ruse i kanë bërë qytetarët francezë të hezitojnë dhënien e votës për Le Pen si presidente. Shumë aktivistë të Lëvizjes Jelek Verdhët vënë në dyshim edhe propagandën e partive kryesore politike në këto zgjedhje, duke besuar se politikanët nuk kujdesen për gjendjen e popullit. Megjithatë, ditët në vazhdim janë vendimtare për të ardhmen politike të Francës dhe madje edhe të Bashkimit Evropian. Megjithëse Macron ka gjasa të fitojë, sipas sondazheve të reja, përballja mes premtimeve të tij dhe rekordit të tij mund të sjellë telashe të reja për presidentin francez.