Vazhdojnë protestat kundër ofendimit të Kuranit të Shenjtë në Suedi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125818-vazhdojnë_protestat_kundër_ofendimit_të_kuranit_të_shenjtë_në_suedi
Në qytetin suedez Norrkoping vazhdojnë protestat kundër ofendimit të Kuranit të Shenjtë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 18, 2022 08:01 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat kundër ofendimit të Kuranit të Shenjtë në Suedi

Në qytetin suedez Norrkoping vazhdojnë protestat kundër ofendimit të Kuranit të Shenjtë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, qindra protestues të dielën dolën në rrugë në protestë kundër qëndrimeve dhe veprime anti-islamike në Suedi dhe kundër veprimit të Rasmus Paludan, liderit të lëvizjes së djathtë dhe anti-islamike të njohur si "Linja e Rreptë", në ofendimin e Kuranit të Shenjtë në qytetin e Norrkoping. Ata u mblodhën në protestë 100 milje në jug të Stokholmit por u përballën me policinë. Sipas raportimeve, policia në formë paralajmëruese ka qëlluar në ajër  për të shpërndarë protestuesit . Në këto protesta u plagosën të paktën tre persona për shkak të dhunës ndaj protestuesve. Policia pretendoi se protestuesit duke hedhur gurë drejt makinave të policisë dhe duke djegur makina, nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë. Krahas qyteteve Linkkuping dhe Norrkoping, kundër grupit anti-islamist protesta janë zhvilluar gjatë tre ditëve të fundit në kryeqytetin suedez, Stokholm, Orberro, Landskrona dhe Malmo. Të premten në mbrëmje, përleshjet mes protestuesve që ofendonin Kuranin e Shenjtë dhe kundërshtarëve të tyre në qytetin Oberborough, u plagosën 12 oficerë policie dhe u dogjën katër automjete.