Rriten mosmarrëveshjet mes Gjermanisë dhe Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125824-rriten_mosmarrëveshjet_mes_gjermanisë_dhe_ukrainës
Ish zëvendëskancelar gjerman ka kritikuar ashpër ambasadorin e Ukrainës në Berlin i cili iu drejtua Steinmeier-it si një element i infiltruar i Rusisë në Gjermani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2022 03:31 Europe/Tirane
  • Rriten mosmarrëveshjet mes Gjermanisë dhe Ukrainës

Ish zëvendëskancelar gjerman ka kritikuar ashpër ambasadorin e Ukrainës në Berlin i cili iu drejtua Steinmeier-it si një element i infiltruar i Rusisë në Gjermani.

Ai këto pretendime i quajti teori konspirative të rrezikshme. Javën e kaluar pasi zyrtarët ukrainas i njoftuan presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier se për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Rusinë, "nuk kanë interes për praninë e tij në Ukrainë", marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Gjermanisë janë acaruar. Zyrtarët ukrainas thanë se  Steinmeier mund të vizitojë Ukrainën kur Gjermania të vendosë sanksione energjetike ndaj Rusisë dhe të dërgojë më shumë armë dhe para në Ukrainë. Ish-zëvendëskancelari gjerman Sigmar Gabriel të hënën në një shënim të botuar në Der Spiegel deklaroi: “Anulimi ftesës për presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për një vizitë të paracaktuar në Ukrainë, është veprim i paprecedentë dhe për të ardhur keq”. "Kievi ka të drejtë të 'shpreh zhgënjimin dhe zemërimin' për politikat evropiane," tha Gabriel, por shtoi se  “Ajo që ne nuk pranojmë janë teori konspirative për politikanët dhe zyrtarët e vendit tonë”. Ish-zv/kancelari gjerman shkroi: Një lloj shumë më i rrezikshëm se teoritë konspirative është pretendimi i Andrei Melnik, ambasadorit të Ukrainës në Gjermani, i cili pretendoi se Steinmeier për dekada që ka qenë në pushtet ka krijuar një rrjet merimangë komunikimi me Rusinë, efektet e të cilave kanë mbetur për qeverinë aktuale”. Duke theksuar se pretendime të tilla janë "të rreme dhe keqdashëse", Gabriel vuri në dukje se: Steinmeier si ministër i jashtëm dhe më pas kancelarja Angela Merkel, më shumë se kushdo tjetër në Evropë, kanë punuar për të mbështetur Ukrainën."