Izraeli dhe kriza e Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125832-izraeli_dhe_kriza_e_ukrainës
Rusia nisi një ofensivë kundër Ukrainës më 24 shkurt dhe është ende në vazhdim.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Prill 18, 2022 16:30 Europe/Tirane
  • Izraeli dhe kriza e Ukrainës

Rusia nisi një ofensivë kundër Ukrainës më 24 shkurt dhe është ende në vazhdim.

Regjimi sionist është një nga aktorët që ka mbajtur një qëndrim të dyfishtë për krizën në Ukrainë. Regjimi sionist fillimisht u përpoq të përmbahej nga reagimi ndaj krizës në Ukrainë dhe ndoqi një politikë heshtjeje.  Por me kalimin e kohës, regjimi sionist  është bërë një nga aktorët që jo vetëm dënoi veprimet e Rusisë, por edhe reagoi ashpër kundër Rusisë. Regjimi sionist në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të pezulluar anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, votoi në favor të rezolutës së propozuar anti-ruse. Ndërkohë, ditët e fundit zyrtarët izraelitë kanë lëshuar deklarata duke dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid tha se Rusia kishte kryer krime lufte në Ukrainë.  Deklaratat e ministrit të Jashtëm izraelit u pritën me reagimin e Rusisë dhe Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin izraelit në Moskë. Duket se ndryshimi i qasjes së regjimit sionist ndaj krizës së Ukrainës dhe dënimi i veprimit të Rusisë dhe madje edhe akuza e tij për krime lufte janë për shkak të disa faktorëve. Marrëdhëniet mes regjimit sionist dhe Rusisë në dekadën e fundit janë ndikuar nga zhvillimet në Siri.  Rusia është një nga lojtarët më të rëndësishëm e cila ka një rol të madh në zhvillimet në Siri. Ndërsa lufton grupet terroriste, ajo thekson nevojën për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Sirisë.  Në të kundërt, regjimi sionist është një nga aktorët që gjithmonë ka shkelur sovranitetin e Sirisë me sulmet e tij të herëpashershme. Ndryshimi i pozicionit të regjimit sionist për krizën e Ukrainës, i cili është qartazi në anën e Perëndimit në këtë krizë, tregon distancën që është krijuar tashmë midis Tel Avivit dhe Moskës në politikën e Lindjes së Mesme dhe veçanërisht në krizën siriane që më parë ishte një rreshtim taktik dhe një nevojë për të ndjekur interesat e saj në krizën siriane. Një çështje tjetër është se regjimi sionist, i cili ka qenë gjithmonë i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht vitet e fundit  është përpjekur të dalë nga izolimi politik në rajon duke përfituar nga planet raciste dhe ai tani përdor krizën në Ukrainë si një mundësi, për të kompensuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe për të mbështetur këtë vend në vazhdimin e krimeve të tij kundër Palestinës. Një çështje tjetër është se kriza në Ukrainë dhe politika që regjimi sionist miratoi në mbështetje të Ukrainës në përputhje me Perëndimin shkaktoi reagimin e Rusisë që gjithashtu ndryshoi qasjen e saj ndaj regjimit sionist dhe deklaroi se regjimi sionist po përpiqet ta keqpërdorë  krizën e Ukrainës për të mbuluar krimet e saj në Palestinë. Në lidhje me këtë, Ministria e Jashtme ruse reagoi ndaj zhvillimeve të së premtes së kaluar mes palestinezëve dhe regjimit sionist dhe dënoi plagosjen e më shumë se 450 palestinezëve nga ushtria izraelite. Mund të thuhet se politika e miratuar nga regjimi sionist në përgjigje të krizës së Ukrainës dhe rreshtimi i tij i dukshëm me Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane në presionin ndaj Rusisë mund te beje që marrëdhëniet mes Tel Avivit dhe Moskës të shkojnë drejt tensionit më të madh; Tensione që kanë qenë të paprecedentë vitet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe.