Zelensky: Beteja e Donbasit ka filluar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125846-zelensky_beteja_e_donbasit_ka_filluar
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelinsky në një video-mesazh të hënën njoftoi se Beteja e Donbasit në Ukrainën lindore kishte filluar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 19, 2022 04:20 Europe/Tirane
  • Zelensky: Beteja e Donbasit ka filluar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelinsky në një video-mesazh të hënën njoftoi se Beteja e Donbasit në Ukrainën lindore kishte filluar.

Sipas Guardian, Presidenti i Ukrainës tha: Forcat ruse kanë filluar betejën e shumëpritur të Donbasit dhe një pjesë e konsiderueshme e ushtrisë ruse tani është e përqendruar në kontrollimin e Ukrainës lindore. Zelensky theksoi: Çfarëdo numri i trupave ruse të dërgohen në Ukrainën lindore, ne do të luftojmë.  Ne do të mbrohemi. Ne do ta bëjmë këtë çdo ditë. Ndërkohë, kreu i zyrës së Zelensky, Andrei Yermuk, e quajti atë "faza e dytë e luftës" dhe siguroi ukrainasit se forcat e tyre mund të ndalonin sulmin. Ai tha: Besoni në ushtrinë tonë, ushtria është shumë e fortë. Një zyrtar i lartë i Pentagonit ka pretenduar se Rusia ka shtuar forcat e saj në lindje dhe jug të Ukrainës. Përballë konfrontimit me Ukrainën në veri, Moska ka ripërqendruar ofensivën e saj tokësore në dy provincat lindore të Donbassit, duke nisur njëkohësisht sulme me raketa me rreze të gjatë  veprimi në objektiva të tjerë, duke përfshirë kryeqytetin ukrainas, Kiev.  Donbass ka qenë fokusi i evazionit të Rusisë kundër Ukrainës.