Macron: I ndërpreva kontaktet me Putinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125848-macron_i_ndërpreva_kontaktet_me_putinin
Presidenti francez tha se nuk kishte nevojë për gazin rus dhe shtoi se kishte pezulluar bisedimet me Putinin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 19, 2022 08:50 Europe/Tirane
  • Macron: I ndërpreva kontaktet me Putinin

Presidenti francez tha se nuk kishte nevojë për gazin rus dhe shtoi se kishte pezulluar bisedimet me Putinin.

Sipas ISNA, presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë për Channel 5 të vendit të tij tha se biseda e tij me presidentin rus Vladimir Putin ishte pezulluar pas zbulimit të "vrasjeve masive në Ukrainë". Macron shtoi: Lufta që kur zbuluam masakrat në Bucha dhe qytete të tjera të Ukrainës, ka marrë një drejtim tjetër, kështu që unë që atëherë nuk kam folur më drejtpërdrejt me Putinin. Ai gjithashtu tha se Evropa ishte e varur nga gazi rus, por se Franca "nuk kishte nevojë për të". Deklratat e Macron erdhën pasi ai, ndryshe nga homologu i tij amerikan, u përmbajt nga përdorimi i fjalës "gjenocid" për ngjarjet në Ukrainë, duke vënë në dukje se përkufizimi i gjenocidit dhe përdorimi i tij ishte i rezervuar për avokatët, jo politikanët. I pyetur për vendosjen e një “vije të kuqe” për Rusinë në luftën në Ukrainë, Macron tha se vendosja e vijave të kuqe që nuk duhen kapërcyer ose diçka e ngjashme mund që të çojë në luftë me Rusinë.