Shkëmbimi i robërve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
Burimet informative njoftuan se Rusia ka kthyer 76 ukrainas në një shkëmbim të robërve të luftës
Rusia ka kthyer 76 ukrainas në një shkëmbim të robërve të luftës, deklaroi zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.
Vereshchuk thotë se Rusia ka kthyer 60 ushtarë, duke përfshirë 10 oficerë ukrainas dhe 16 civilë, raporton Reuters.
Ajo thotë se është hera e pestë që vendet kanë shkëmbyer të burgosurit e luftës me styre, qysh nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë.
Autoritetet e Rusisë dhe Ukrainës më parë njoftuan se të dyja palët kanë rënë dakord për një shkëmbim të robërve të luftës dhe të burgosurve. Kjo ndodhi në kohën kur mediat perëndimore njoftuan mëngjesin e së martës fillimin e një faze të re të operacionit special ushtarak rus në Ukrainë.