Boris Johnson kërkon falje para Parlamentit të Britanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125922-boris_johnson_kërkon_falje_para_parlamentit_të_britanisë
Kryeministri britanik kërkoi falje para Parlamentit të Britanisë pasi u gjobit nga policia për skandalin e ahengjeve gjatë pandemisë së Koronas dhe shkeljen e kufizimeve të Koronas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 20, 2022 14:52 Europe/Tirane
  • Boris Johnson kërkon falje para Parlamentit të Britanisë

Kryeministri britanik kërkoi falje para Parlamentit të Britanisë pasi u gjobit nga policia për skandalin e ahengjeve gjatë pandemisë së Koronas dhe shkeljen e kufizimeve të Koronas.

Skandali i ahengjeve gjatë pandemisë së virusit Korona shpërtheu rreth tre muaj më parë me publikimin e një raporti në gazetën britanike "Daily Mirror".

Sipas raportit të kësaj gazete britanike, një vit më parë është mbajtur një festë lamtumire për një punonjës, si dhe një festë për Krishtlindje në zyrën e kryeministrit britanik. Festat u zhvilluan në mes të raundit të dytë të kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë së virusit Korona në Britani, gjatë të cilave ishin ndaluar rreptësishtë tubimet me dyer të mbyllura.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se kryeministri britanik Boris Johnson dhe ministri i financave Rishi Sonak u gjobitën ndërsa Parlamenti ishte me pushime për festën e Pashkëve.
Anëtarët e Parlamentit Britanik do të votojnë të enjten nëse Johnson duhet të hetohet për akuzat e mashtrimit të Parlamentit me gënjeshtrat e tij të përsëritura në lidhje me zbatimin e rregullave dhe kufizimeve të pandemisë së virusit Korona.
Kryeministri britanik duke iu drejtuar ligjvënësve britanik duke u deklaruar se nuk ishte i informuar për organizimin e festës në zyrën e kabinetit të tij qeveritar saktësisht para një mbledhje të rëndësishme në lidhje me strategjitë përkatëse me përballjen me pandeminë e virusit Covid-19, tha: "Ishte gabimi im dhe për këtë arsye kërkoj falje pa kurrfarë kushti". Johnson u gjobit me 50 pound javën e kaluar për organizimin e festës së ditëlindjes në Kryeministri dhe shkeljen e kufizimeve koronare, të njohura si afera "Party Gate".
Të paktën pesë gjoba të tjera thuhet se do të vendosen për shkelje të kufizimeve të Corona, të cilat janë më të rëndësishme se rasti "Party Gate" .