Vazhdon largimi dhe tërheqja e kapitalit të huaj nga Turqia
Ndërsa qeveria e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur në rendin e ditës një politikë të re për të krijuar një imazh pozitiv rreth vendit, rrjedhja e daljes së kapitalit të huaj nga vendi është intensifikuar në mënyrë të paprecedentë.
Duke pasur parasysh pasojat e tërheqjes së kapitalit të huaj të ekonomia turke e varur tek ky kapital, nuk ka dyshim se ikja e investitorëve të huaj nga vendi do të përkeqësojë krizën aktuale ekonomike dhe do të rrisë ndjeshëm numrin e të varfërve të Turqisë. Statistikat e fundit tregojnë se 40% e të varfërve në Turqi janë në gjendje shumë të rëndë dhe me tendencën shqetësuese aktuale, duket se popullsia e familjeve të varfra në Turqi do të rritet. Në veçanti për faktin se ekonomia turke është shumë e varur nga investimet e huaja dhe dalja e këtyre investimeve mund të krijojë probleme të dyfishta ekonomike për Turqinë. Në lidhje me këtë, Banka Qendrore e Turqisë në një raport njoftoi: Në rrethana të tilla, njerëzit përballen me çmime të larta dhe natyrisht, me mungesë të theksuar të derivateve të energjisë. Kjo situatë e paqëndrueshme ka ngritur edhe zërin e popullit dhe i ka bërë të përditshme organizimin e demonstratave antiqeveritare. Në këtë drejtim, nuk ka ditë që gazetat turke të mos publikojnë një raport për varfërinë dhe çmimet e larta. Në këtë trend të pafavorshëm ekonomik, edhe këtë vit është intensifikuar ikja e kapitalit të huaj nga Turqia, proces i nisur në vitin 2014. Në vitin 2014, shuma e kapitalit të tërhequr nga Turqia ishte 298 miliardë dollarë. Trendi i largimit të kapitalit nga Turqia në 7 vitet e fundit ka qenë gjithmonë një trend në rritje. Megjithatë, ajo që duket qartë nga raporti i fundit i Bankës Qendrore të Turqisë është se krahas daljes së investitorëve të huaj, duket se edhe ata shtetas turq që kanë kapacitete të mira financiare po tërheqin kapitalin e tyre nga vendi. Në fakt, për shkak se tensionet rajonale dhe tensionet partiake në parlamentin turk po përshkallëzohen, investitorët e huaj po i tërheqin gjithnjë e më shumë asetet e tyre nga tregjet financiare turke. Ndërkohë në radhët e tërheqjes së kapitalit nga vendi janë futur edhe ata shtetas turq që cilësohen si pronarë të mëdhenj të kapitalit. Në kontekstin e krizës ekonomike, nuk ka dyshim se politikat ushtarake aventureske të qeverisë së Ankarasë të udhëhequr nga Rexhep Tajip Erdogan në Siri, Irak, Libi, Mesdhe, ishullin e Qipros dhe rajonin e Kaukazit duhet të përmblidhen si faktorë që kanë një rol të rëndësishëm në largimin e kapitalit nga ekonomia turke. Megjithatë, në vend që të tërhiqet nga kjo politikë, qeveria e Erdoganit është kthyer edhe një herë gabimisht në bashkëpunimin me vendet që luajnë rol kyç në krizën ekonomike të Turqisë dhe krijimin e problemeve të jetesës të popullit turk.