Grupi G7 premtoi 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125966-grupi_g7_premtoi_24_miliardë_dollarë_ndihmë_për_ukrainën
Ministrat e financave të G7 në një deklaratë të përbashkët premtuan 24 miliardë dollarë ndihmë financiare për Ukrainën për vitin 2022.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 21, 2022 08:24 Europe/Tirane
  • Grupi G7 premtoi 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ministrat e financave të G7 në një deklaratë të përbashkët premtuan 24 miliardë dollarë ndihmë financiare për Ukrainën për vitin 2022.

Sipas IRNA, ministrat e G7 gjithashtu u ankuan për praninë e Rusisë në takimet e kësaj jave të komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë G20, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Ministrat e G7 thanë se organizatat ndërkombëtare dhe forumet shumëpalëshe nuk duhet të lidhen më me Rusinë si më parë. Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se do t'i japë Ukrainës 1.5 miliardë euro të tjera armatime. Javën e kaluar, Ukraina i kërkoi Grupit G7, të ndajë 50 miliardë dollarë ndihmë financiare për të reduktuar deficitin buxhetor.  Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki të mërkurën tha se Shtetet e Bashkuara në ditët e ardhshme do të dërgojnë më shumë ngarkesa me pajisje ushtarake në Ukrainë. Kjo zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë shtoi se pesë avionë që transportonin ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën kishin mbërritur në Evropë dhe shtatë të tjerë do të hynin në rajon së shpejti. Më herët, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane kishte deklaruar se dërgesa e parë ushtarake amerikane në Ukrainë si pjesë e paketës së sigurisë prej 800 milionë dollarësh të autorizuar nga Biden, po hyn në Ukrainë.