Ukraina deklaron gatishmërinë për negociata pa parakushte me Rusinë
Kryenegociatori i Ukrainës ka deklaruar gatishmërinë e këtij vendi për të negociuar pa parakushte me Rusinë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kryenegociatori i Ukrainës, Michael Podoliak, postoi në Twitter se vendi i tij është i gatshëm për bisedime speciale dhe të pakushtëzuara me Rusinë në Mariupol.
Podoliak shtoi se këto bisedime mund të zhvillohen individuale ose kolektive me qëllim që të shpëtojnë trupat ukrainase, ushtrinë, civilët, të gjallët dhe të plagosurit ukrainas.
Ndërkohë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov në një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoglu, deklaroi: "Rezultati i bisedimeve varet tërësisht nga gatishmëria e Kievit për të pranuar kërkesat tona legjitime".
Deri më tani, 1.464 trupa ukrainase në Mariupol janë dorëzuar te forcat ruse dhe trupat ruse kanë arritur të spastrojnë të gjitha zonat e Mariupolit nga trupat ukrainase, tha Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë (24 shkurt), ka pasur disa raunde bisedimesh midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në nivele të ndryshme që nuk kanë çuar në një armëpushim gjithëpërfshirës.
Rezultati i vetëm i këtyre negociatave ishte hapja e rrugës për një armëpushim të përkohshëm në disa zona për të lejuar civilët të largohen nëpërmjet korridoreve humanitare.