Zyrtari amerikan paralajmëron për pasojat e embargos ndaj energjisë ruse
Sekretarja amerikane e Thesarit thekson se embargoja ndaj energjisë së Rusisë po e dëmton Evropën më shumë sesa Moskën.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Moskës në reagim ndaj evizonit rus kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022. Perëndimi, natyrisht, ka frikë se sanksionet ndaj Rusisë do të shtojnë efeket negative në sektorët ekonomikë, veçanërisht sektorin e naftës dhe gazit, situatë e cila aktualisht po rëndon tejmase kushtet ekonomike në Evropë dhe tregjet globale të energjisë. Sipas Sputnik, sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen të enjten vlerësoi përpjekjet e vendeve evropiane për të penguar importin e energjisë ruse por paralajmëroi për efektet shkatërruese të këtij vendimi. Sekretarja amerikane e Thesarit tha: Qëllimi ynë që nga fillimi ka qenë t'i shkaktojmë dhimbjen maksimale Rusisë, duke u përpjekur në të njëjtën kohë të zvogëlojmë dëmin ndaj Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe ekonomisë globale në tërësi. Evropa duhet të zvogëlojë qartë varësinë e saj energjetike nga Rusia, por kur mendojmë të ndalojmë importin e naftës në Evropë, duhet të jemi të kujdesshëm. Duke pranuar qasjen anti-ruse të vendeve evropiane, Yellen theksoi: “Ne duam të dëmtojmë Rusinë, por sanksionet kanë pasur shumë pak efekt mbi Rusinë. Rusia mund të ketë më pak eksporte, por çmimi që merr për eksportet e saj rritet dhe kjo do të ketë një efekt shkatërrues për Evropën dhe për pjesën tjetër të botës." Leonard Byrnebaum, kreu i një kompanie gjermane të energjisë, ka denoncuar vendimin e Perëndimit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë duke thënë se ky vendim është i gabuar. Një veprim i tillë jo vetëm që do t'i jepte një goditje të rëndë Gjermanisë, por gjithashtu do ta vendosë Evropën në telashe të mëdha. Nga ana tjetër, sipas kompanisë Vertexa Oil and Gas Analysis, embargoja energjetike ndaj Rusisë paraqet edhe më shumë probleme për rafineritë evropiane, sepse ata do ta kenë shumë të vështirë të gjejnë një alternativë tjetër për të eliminuar naftën bruto ruse.