Sulm kibernetik ndaj institucioneve të qeverisë dhe ushtrisë turke
Qeveria turke, ushtria dhe faqet mediatike janë shënjestruar nga sulmet kibernetike si hakmarrje për sulmet e fundit të këtij vendi në Irak.
Njëkohësisht me përshkallëzimin e sulmeve të ushtrisë turke ndaj Irakut në kuadër të Operacionit për luftimin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), faqet e internetit të qeverisë turke, ushtrisë dhe organeve mediatike u vunë në shënjestër të një sulmi kibernetik të gjerë dhe të suksesshëm. Një grup i quajtur "Tahereh Team", të premten në mbrëmje dhe disa momente pas sulmit, në një deklaratë, mori përsipër përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj faqeve të qeverisë dhe mediave në Turqi. Sipas grupit sulmi ishte në përgjigje të operacioneve të fundit ushtarake në veri të Irakut dhe sulmeve ajrore turke në Duhok, Sulejmanije dhe Erbil. Fabrika e dronëve-ve që janë përdorur në sulmet e fundit në Irak, ishte në shenjë të sulmeve kibernetike. Nga ky sulm kibernetik nuk u kursye as agjencia e lajmeve Anatolia dhe Zyra e Presidentit të Turqisë. Faqja e internetit e presidentit ka mbetur e padisponueshme për orë të tëra pas sulmit. Burimet qeveritare në Turqi kanë heshtur për sulmin kibernetik. Por përdoruesit pas sulmit për orë të tëra nuk kanë pasur akses në faqen e internetit të Agjencisë së Lajmeve Anadoll dhe kjo konfirmon saktësinë e deklaratës së ekipit Al-Tahereh.