Klubi anglez i futbollit, solidarizohet me Kombin Palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126116-klubi_anglez_i_futbollit_solidarizohet_me_kombin_palestinez
Në mbështetje të popullit palestinez, klubi anglez i futbollit Forrest Green Rovers në një ndeshje zyrtare vendosi flamurin palestinez në tribunë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 24, 2022 08:22 Europe/Tirane
  • Klubi anglez i futbollit, solidarizohet me Kombin Palestinez

Në mbështetje të popullit palestinez, klubi anglez i futbollit Forrest Green Rovers në një ndeshje zyrtare vendosi flamurin palestinez në tribunë.

Sipas Qendrës së Informacionit Palestinez, presidenti i klubit anglez "Forrest Green" të shtunën në faqen e tij në Twitter përmendi solidaritetin global me Ukrainën dhe dënoi mospërfilljen e rrethimit prej dekadash të popullit palestinez, duke e quajtur atë një njollë të zezë në ballin e perëndimin. Presidenti i këtij klubi anglez në një postim në Twitter krahas fotos së flamurit palestinez ka theksuar: “Ne e ngritëm këtë flamur sot në lojën e ekipit tonë në shenjë solidariteti me popullin palestinez”. Presidenti i Klubit Forrest Green në vazhdën e krimeve në rritje të regjimit kundër popullit palestinez, bëri thirrje për t'i dhënë fund mbështetjes së SHBA-së për regjimin sionist duke thënë:  Shtetet e Bashkuara po kontribuojnë me miliarda dollarë për regjimin sionist dhe po përdorin të drejtën e vetos për të kundërshtuar çdo veprim kundër këtij regjimi në Kombet e Bashkuara. Kodsi dhe Xhamia Al-Aksa që nga e premtja (më 15 prill) kanë qenë dëshmitarë të përleshjeve më të këqija në një viti, midis milicive sioniste dhe besimtarëve palestinezë. Gjatë këtyre përleshjeve, të paktën 350 palestinezë u plagosën dhe më shumë se 400 u arrestuan.