Trump: Amerika po shkon në ferr
Ish-presidenti amerikan kritikoi politikat dhe veprimet e presidentit aktual amerikan Joe Biden, duke thënë se ai dhe qeveria e tij po shkatërrojnë Shtetet e Bashkuara.
“Realiteti është se zgjedhjet u manipuluan dhe të drejtat tona u vodhën dhe tani edhe vendi ynë po shkatërrohet”, u tha ish-presidenti amerikan Donald Trump mbështetësve në Delaware, Ohio, sipas Sputnik. Vendi ynë po shkon në ferr dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. “Fatkeqësisht, ne tani kemi një president që nuk ka absolutisht asnjë ide se çfarë po ndodh”, tha ai, duke kritikuar performancën e presidentit aktual të SHBA Joe Biden. Shtrëngon duart me ajrin, sillet thuajse i hutuar dhe merr urdhra nga lepurushi i “Pashkëve”. Biden po i bën të gjitha këto ndërkohë që Putini nuk po bën gjë tjetër veçse flet për armët bërthamore dhe shkatërron botën. Trump gjithashtu tha se administrata aktuale po shkakton rritjen e çmimeve në nivelet më të larta dhe të paprecedentë sidomos të benzinës, bashkë me inflacionin në Shtetet e Bashkuara. Trump nuk e ka shpallur zyrtarisht synimin e tij për të kandiduar sërish për president, megjithëse ai ka lënë të kuptohet për këtë mundësi gjatë tubimeve të shumta në të gjithë Shtetet e Bashkuara.