Embargoja ndaj anijeve ruse shkakton telashe për Francën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126156-embargoja_ndaj_anijeve_ruse_shkakton_telashe_për_francën
Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe sekuestrimi i anijeve që u përkasin disa shtetasve rusë kanë krijuar mjaft probleme për portet franceze.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 24, 2022 20:12 Europe/Tirane
  • Embargoja ndaj anijeve ruse shkakton telashe për Francën

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe sekuestrimi i anijeve që u përkasin disa shtetasve rusë kanë krijuar mjaft probleme për portet franceze.

Sanksionet kundër Rusisë kanë dështuar dhe akumulimi i anijeve ruse në portet franceze u ka kushtuar shumë autoriteteve lokale, raportoi agjencia e lajmeve Sputnik. Ndërsa France 2 raportoi se anijet tregtare ruse që transportonin makina, kimikate dhe mallra të tjera të bllokuara në portet franceze janë bërë një shqetësim i madh për autoritetet lokale. Sipas këtij rrjeti televiziv, gjatësia e njërës prej këtyre anijeve është 141 metra, e cila është e vështirë për t'u futur në vendin e ankorimit dhe për t'u hapur kshtu rrugën anijeve të tjera. Për këtë ajo duhet të zhvendoset nga një vend në tjetrin. Sipas Stephen Birin, nënkryetar i Këshillit Rajonal të Brittany, mbajtja e një anijeje aktualisht kushton 50,000 € shpenzime.  Pronarët e anijeve ruse kanë ngritur gjithashtu disa padi kundër autoriteteve franceze për sekuestrimin e anijeve të tyre.  Qeveritë evropiane që nga fundi i shkurtit filluan sekuestrimin e anijeve në pronësi ose me flamur rus që janë në pronësi të investitorëve të mëdhenj. Në fillim të këtij muaji, Bashkimi Evropian (BE) lëshoi ​​një paketë të pestë sanksionesh kundër Rusisë, së bashku me një listë ndalimesh, duke përfshirë ndalimin e hyrjes së anijeve me flamur rus në portet e BE-së.