Embargoja ndaj anijeve ruse shkakton telashe për Francën
Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe sekuestrimi i anijeve që u përkasin disa shtetasve rusë kanë krijuar mjaft probleme për portet franceze.
Sanksionet kundër Rusisë kanë dështuar dhe akumulimi i anijeve ruse në portet franceze u ka kushtuar shumë autoriteteve lokale, raportoi agjencia e lajmeve Sputnik. Ndërsa France 2 raportoi se anijet tregtare ruse që transportonin makina, kimikate dhe mallra të tjera të bllokuara në portet franceze janë bërë një shqetësim i madh për autoritetet lokale. Sipas këtij rrjeti televiziv, gjatësia e njërës prej këtyre anijeve është 141 metra, e cila është e vështirë për t'u futur në vendin e ankorimit dhe për t'u hapur kshtu rrugën anijeve të tjera. Për këtë ajo duhet të zhvendoset nga një vend në tjetrin. Sipas Stephen Birin, nënkryetar i Këshillit Rajonal të Brittany, mbajtja e një anijeje aktualisht kushton 50,000 € shpenzime. Pronarët e anijeve ruse kanë ngritur gjithashtu disa padi kundër autoriteteve franceze për sekuestrimin e anijeve të tyre. Qeveritë evropiane që nga fundi i shkurtit filluan sekuestrimin e anijeve në pronësi ose me flamur rus që janë në pronësi të investitorëve të mëdhenj. Në fillim të këtij muaji, Bashkimi Evropian (BE) lëshoi një paketë të pestë sanksionesh kundër Rusisë, së bashku me një listë ndalimesh, duke përfshirë ndalimin e hyrjes së anijeve me flamur rus në portet e BE-së.