Intensifikohet sjellja e dyfishtë e Evropës ndaj azilkërkuesve
(last modified Mon, 25 Apr 2022 06:04:13 GMT )
Prill 25, 2022 08:04 Europe/Tirane
  • Intensifikohet sjellja e dyfishtë e Evropës ndaj azilkërkuesve

Dy muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe intensifikimit të rrënimeve në këtë vend, vërshimi i azilkërkuesve ukrainas në zonat kufitare dhe në vendet evropiane vijon akoma.

 Në të njëjtën kohë, është intensifikuar zbatimi i politikave të dyfishta dhe diskriminuese nga vendet evropiane për pritjen e azilkërkuesve. Në një veprim në kundërshtim me sloganet e të drejtave të njeriut, Gjermania po deporton refugjatët afganë për t’i zëvendësuar ata me refugjatët ukrainas. Vendet evropiane në vitet e fundit janë përballur me një krizë të gjerë refugjatësh, veçanërisht me krizën dhe pasigurinë në Azinë Perëndimore.  Megjithatë, shumë nga këto kriza janë rezultat i politikave armiqësore dhe ndërhyrëse të vendeve perëndimore dhe nxitjes së tyre për luftë, si dhe ndjekja e politikave të SHBA-së.  Në këtë drejtim, lufta në Siri, Jemen, krizat në Irak, Libi dhe pasiguritë e shkaktuara nga kjo kanë detyruar shumë qytetarë të këtyre vendeve të largohen nga atdheu i tyre. Si në rastin më të fundit, tërheqja e papritur e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani dhe kthimi i talebanëve në pushtet detyroi shumë qytetarë afganë që të largoheshin nga vendi i tyre. Shifrat e fundit nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) tregojnë se rreth 3.4 milionë afganë janë aktualisht të zhvendosur. Mirëpo, muajt e fundit jo vetëm që nuk janë pranuar nga vendet evropiane, por edhe ata që kanë arritur të hyjnë në Evropë dhe të vendosen në kampe nuk janë në pozitë të favorshme. Megjithatë, me shpërthimin e luftës Rusi-Ukrainë, azilkërkuesit nga Azia dhe Afrika e gjejnë veten në një pozitë të vështirë në vendet evropiane. Këto vende kanë hapur kufijtë e tyre për azilkërkuesit ukrainas dhe disa nga ato, përfshirë Gjermaninë, madje po përpiqen të detyrojnë refugjatët afganë që të largohen nga kampet dhe t'i zëvendësojnë me azilkërkues ukrainas. Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme Alva Johansson tha se kushtet për hyrjen e azilkërkuesve ukrainas ishin krejt të ndryshme nga ato për azilkërkuesit në rajonin e Azisë Perëndimore dhe se Bashkimi Evropian tani është më i përgatitur për të pranuar azilkërkuesit ukrainas. Politikat e dyfishta dhe kontradiktore ndaj azilkërkuesve nga vendet evropiane kanë nxitur protesta nga organizatat ndërkombëtare dhe aktivistët e të drejtave të njeriut. Shumë prej tyre i kanë konsideruar politika të tilla, në kundërshtim me sloganet humanitare dhe të të drejtave të njeriut të vendeve perëndimore. Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë më 24 shkurt, rreth pesë milionë ukrainas janë larguar nga vendi, kryesisht në vendet evropiane. "Ajo që ne po shohim tani është një lëvizje e paprecedentë dhe një solidaritet të paprecedentë midis anëtarëve të BE në lidhje me azilkërkuesit ukrainas," tha Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme. Natyrisht, Gjermania tani ka shkuar edhe më tej, duke njoftuar se do të zëvendësojë refugjatët afganë me refugjatë ukrainas.  Zbatimi i kësaj politike është një vulë miratimi për vazhdimin e politikave diskriminuese të vendeve evropiane ndaj viktimave të luftërave në Azi, Afrikë dhe Evropë.

 

 

 

Tags