Putin: Ekonomia e Rusisë po i afrohet pragut të stabilitetit
Duke iu referuar sanksioneve të gjera perëndimore kundër Moskës ditët e fundit, presidenti rus tha: “Ekonomia e Rusisë po stabilizohet pavarësisht fluksit të sanksioneve perëndimore”.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, presidenti rus Vladimir Putin në një takim të qeverisë për të diskutuar çështjet ekonomike tha: “Inflacioni është ngadalësuar. Rritja javore e çmimeve është afër normales dhe madje çmimet e disa produkteve janë në rënie”. Presidenti rus e shpjegoi arsyen e stabilizimit të situatës ekonomike si më poshtë: “Ka dy arsye për këtë: Situata e mirë e rublës, e cila është forcuar ditët e fundit dhe ka arritur nivelet e para krizës dhe kërkesa e konsumatorit është kthyer në normalitet pas kulmit në shkurt dhe mars." Në fund të shkurtit dhe marsit, qytetarët rusë mësynë në dyqane nga frika e mungesës së mallrave dhe rënies së vlerës së rublës. Vladimir Putin premtoi garanci për normalizimin e çmimeve dhe parandalimin e një rënie të mprehtë të kërkesës. Rusia ka qenë objekt i sanksioneve të gjera perëndimore që nga pushtimi i saj i Ukrainës më 24 shkurt. Sanksionet përfshinin gjithashtu eksportet e produkteve kryesore ruse, të cilat nxitën inflacionin. Më herët, sëmundja Covid 19 kishte shkaktuar rritje të inflacionit në Rusi.