Politika gjermane bën kthesë; Dërgon armë të rënda në Ukrainë
Qeveria gjermane në një kthesë të qartë politike në përputhje me Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore synon të dërgojë armë të rënda në Ukrainë.
Refuzimi i Gjermanisë për të dërguar armë ushtarake në Ukrainë pasi Rusia nisi evazionin ndaj këtij vendi më 24 shkurt, çoi në një çështje të diskutueshme në Evropë dhe Perëndim. Nga tre partitë në qeverinë e koalicionit gjerman, dy parti kanë rënë dakord t'i dorëzojnë Ukrainës armë të rënda dhe përkrahës të këtij qëndrimi në Partinë Socialdemokrate janë të shumtë. Mirëpo disa kanë shprehur shqetësimin se dorëzimi i armëve të rënda në Ukrainë mund të shihet nga presidenti rus Vladimir Putin si një përfshirje e drejtpërdrejtë në luftë. Ndërkohë qeveria gjermane, njoftoi se së shpejti në Ukrainë do të dërgohen sistemet kundërajrore Gipard. Qeveria gjermane kishte thënë më parë se nuk ka plane të dërgojë armë të rënda në Ukrainë. Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht duke marrë pjesë në një takim të 40 vendeve, të organizuar nga Forcat Ajrore të SHBA-së, tha se marrëveshja për dërgimin e këtyre sistemeve pritet të finalizohet. Në fjalën e saj, Lambrecht shpalli një sërë masash të tjera, duke përfshirë pjesëmarrjen në stërvitjen e ushtarëve ukrainas në përdorimin e artilerisë së llojit Howitzer, të cilin Holanda ka thënë se do ta dërgojë në Ukrainë. Mediat gjermane kanë deklaruar se qëllimi i rotacionit politik të qeverisë së Berlinit është të mbrohet nga kritikat e ashpra nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.