Rusia pranon të tërheqë civilët nga uzina Azovstal Mariupol
(last modified Wed, 27 Apr 2022 07:02:37 GMT )
Prill 27, 2022 09:02 Europe/Tirane
  • Rusia pranon të tërheqë civilët nga uzina Azovstal Mariupol

Kombet e Bashkuara njoftuan se: Rusia ka rënë dakord të lejojë Kryqin e Kuq të evakuojë civilët nga uzina Azovstal në Mariupol të Ukrainës.

Sipas IRNA; Pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, ai tha: U ra dakord që me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të bëhet evakuimi i qytetarëve nga uzina Azovstal në Mariupol. Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në një deklaratë tha: Guterres përsëriti qëndrimin e OKB-së për Ukrainën dhe të dy palët diskutuan propozimet e ndihmës humanitare dhe evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit.  Pas kritikave në rritje për rolin ndërmjetësues të OKB-së në luftën e Ukrainës,  Guterres i shkroi një letër Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelinsky të martën, 19 prill 2022, duke kërkuar një takim mes tyre. Megjithatë, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka pasur komente të ndryshme për krizën dhe rolin e sekretarit të përgjithshëm të OKB në këtë çështje, ku ai ashtu si për shumë ngjarje të tjera ndërkombëtare, është kritikuar shumë.

Tags