Zelensky: Humbjet e Ukrainës nga lufta arrijnë në 600 miliardë dollarë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126326-zelensky_humbjet_e_ukrainës_nga_lufta_arrijnë_në_600_miliardë_dollarë
“Dëmi total i Ukrainës nga lufta ka arritur në 600 miliardë dollarë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 28, 2022 10:23 Europe/Tirane
  • Zelensky: Humbjet e Ukrainës nga lufta arrijnë në 600 miliardë dollarë

“Dëmi total i Ukrainës nga lufta ka arritur në 600 miliardë dollarë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas Guardian, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën u takua me zyrtarë lokalë dhe rajonalë për të diskutuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Zelensky në takim tha: “Vlerësimet fillestare të dëmeve të Ukrainës nga lufta arrijnë në 600 miliardë dollarë. Më shumë se 32 milionë metra katrorë banesa, më shumë se 1500 qendra arsimore dhe më shumë se 350 qendra mjekësore janë shkatërruar ose dëmtuar. Institucionet ekonomike kanë pësuar humbje të mëdha dhe qindra kompani janë zhdukur. Rreth 2500 kilometra rrugë dhe rreth 300 ura u shkatërruan ose u dëmtuan. Këto janë dëme të shkaktuara në Mariupol, Volnova, Okhtyrka, Chernihiv, Borodyanka dhe dhjetëra qytete, qyteza dhe fshatra. Sipas Presidentit të Ukrainës, më shumë se 11.5 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të luftës, dhe rreth 5 milionë prej tyre kanë shkuar jashtë vendit, ndërkohë që 95% e emigrantëve duan të kthehen në shtëpi. Ministri i Ekonomisë së Ukrainës gjithashtu në takim tha: “Dëmi në infrastrukturën e Ukrainës si pasojë e luftës ka arritur në 900 miliardë dollarë. Shumica e dëmeve është shkaktuar në infrastrukturën hekurudhore, rrugore dhe ura," tha Alexander Kubrakov.